75 Mall Live Search
22:10 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

Policia e Kosovës jep detaje për rrahjen te Rruga B, të përfshirë gjashtë persona, u përdor thika!

Në orët e vona të mbrëmjes ka ndodhur një rrahje te Rruga B, në Prishtinë.

Të përfshirë në këtë rrahje ishin gjashtë persona, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatëm policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë )dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor. Ndërkohë që policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.