75 Mall Live Search
22:41 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Osmani uron komunitetin turk në ditën e tyre: Ata përbëjnë pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi ka uruar komunitetin turk në ditën e tyre të shënuar.

Sipas Osmanit, ata përbëjnë pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor, transmeton Indeksonline.


Postimi i plotë:

Sot qytetarët tanë të komunitetit turk shënuan ditën e tyre. Ata përbëjnë pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor të Kosovës dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës dhe në jetën tonë institucionale.

Si Presidente e Republikës, ua urova këtë ditë dhe i sigurova se, sikur edhe deri më tani, do të vazhdojmë ta promovojmë të drejtën e të gjitha komuniteteve për ta zhvilluar identitetin e vet kulturor, gjuhësor e etnik në Republikën e Kosovës si shtëpi tonën të përbashkët.

Gününüz kutlu ve mutlu olsun!