Fushë Kosovë/ Babai e gjen djalin e tij të vdekur në dhomën e gjumit

Në mëngjesin e ditës së djeshme, në Fushë Kosovë, një person është gjetur pa shenja jete.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar, transmeton Indeksonline.
Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Indeksonline/