‘Djajtë e Kuq’ vazhdojnë protestën para Old Traffordit

Tifozët e Manchester Unitedit janë duke protestuar para stadiumit ‘Old Trafford’.
‘Djajtë’ kërkojnë largimin e menjëhershëm të pronarëve ‘Glazers’ Avram dhe Malcolm, shkruan IndeksOnline
Tifozët kanë dalë kundër familjes ‘Glazers’ për shkak të menaxhimit të dobët që po i bëhet klubit nga Anglia.

Ky kundërshtim i tifozëve është bërë i fortë edhe për faktin se klubi i United ishte në mesin e 12 skuadrave që themeluan ‘European Super League’./IndeksOnline/