75 Mall Live Search
16:49 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / OSH

Shoqata e Gastronomëve deklarohet për rritjen e çmimit të kafenesë

Sot u raportua se janë duke ndodhur marrëveshje sa i përket rritjes së çmimit të kafes të disa bizneseve në disa komuna të ndryshme të Kosovës.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës i tërhoqi vërejtjen Gastronomëve duke thënë se kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar, andaj para se të inicoj procedura hetimore AKK-ja si titullar i këtij institucioni u bëri thirrje që të distancohen nga këto sjellje dhe të bëjnë thirrje për ndalim të këtyrë veprimeve.

Në të kundërtën sipas AKK-së derën e parë që do të trokasin është dera e Shoqatës së Gastronomëve.

Gastronomët i janë përgjigjur AKK-së me një postim ku thuhet se rritja apo mosrritja e çmimit është vendim subjektiv i një biznesi e jo kolektiv.

“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës distancohet nga këto veprime të kundërligjshme të cilat bijnë ndesh me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. Rritja apo mosrritja e çmimit është vendim subjektiv i një biznesi e jo kolektiv”.

“E kuptojmë që është bërë sfidë në vete arritja e likuidimit të shpenzimeve operative, kreditore, etj. mirëpo jo në mënyrë të tillë siç po raportohet. Rrjedhimisht, nëse ky fenomen është duke ndodhur, ju bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të këtyre veprimeve”, thuhet në reagimin e Shoqatës.