75 Mall Live Search
16:57 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / Blerim

Arbëria mban gjallë shpresat për mbijetesë, Feronikeli dhe Drenica ndajnë pikët

Skuadra e Arbërisë ka shënuar fitore të madhe si ‘vendas’ ndaj Besës së Pejës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të në Superligën e Kosovës.

Ekipi i menaxhuar nga Arbnor Morina arriti fitore 2 me 1, shkruan IndeksOnline

Me këtë fitore, klubi i Arbërisë mban gjallë shpresat që të mbijetoj. Arbëria është në vendin e parafundit me 30 pikë, 4 më pak se vendi i 8-të, Drenica.

Derbi lokal mes Drenicës dhe Feronikelit u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1

Golin për ‘Niklin’ e shënoi sulmuesi, Simonovski.

Kurse rezultatin në minutat e fundit e barazoi, Kreshnik Uka me një super gol nga gjuajtja e lirë.

Ky barazim nuk i konvenon asnjërës skuadër. Feronikeli mbetet në pozitën e 6-të me 35 pikë, kurse Drenica në pozitën e 8-të me 34 pikë./IndeksOnline/