75 Mall Live Search
17:16 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / OSH

Vrasja në Pejë/ Njësi të Specializuara aksion për të kapur të dyshuarin

Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një vrasje në fshatin Novosellë të Pejës.

I dyshuari për këtë vrasje  Faton Brahimaj ndodhet në arrati.

IndeksOnline po raporton nga vendi i ngjarjes ku edhe ka mësuar se Njësi të Specializuara të Policisë së Kosovës janë në aksion për kapjen e të dyshurit.

Viktima e kësaj tragjedie është Bashkim Brahimaj, i cili besohet të jetë qëlluar me AK47.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë./IndeksOnline/