Ambasada e Amerikës në Shqipëri thotë se nesër do të monitorojë procesin zgjedhor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka deklaruar se nesër do të monitorojnë procesin zgjedhor.
“Ambasada është gati të drejtohet në mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve”.
“Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer”, kanë thënë nga Ambasada në Twitter.
Ambasada ?? është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 24, 2021