75 Mall Live Search
20:22 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / Blerim

Chelsea fiton derbin lokal, shpreson ta mbyll sezonin në top-4

Skuadra e Chelseat ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim.

Blutë e Londrës fituan minimalisht 1 me 0 kundër rivalit lokal, West Ham United, shkruan IndeksOnline

Golin e vetëm në ndeshje dhe për ekipin e Thomas Tuchelit e shënoi sulmuesi gjerman, Timo Werner.

Kujtojmë që vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi me karton direkt të kuq u ndëshkua, Balbuena.

Me fitore, Blutë bëhet skuadra favorite për ta mbyllur sezonin në top-4. Tani Chelsea ka 58 pikë, tri më shumë se West Ham në pozitën e 5-të (55) dhe katër më shumë se pozita e 6-të, Liverpool (54)../IndeksOnline/