Shqipëria vaksinon 400 mijë qytetarë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se numri i të vaksinuarve në Shqipëri ka shkuar në 400 mijë.
Kujtojmë se më 19 prill në Shqipëri kanë arritur edhe 8 mijë e 190 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numrin e vaksinave të siguruara në 703 mijë e 550 doza.
