75 Mall Live Search
22:34 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / Blerim

Gladbach s’e harron Xhakën, urim special për lindjen e vajzës

Granit Xhaka, futbollisti kosovar sot u bë baba për herë të dytë.

Gruaja e tij sot lindi vajzën të cilën e pagëzuan me emrin, Laneya, shkruan IndeksOnline

Futbollisti kosovar që luan te Kombëtarja e Zvicrës ka marrë urime nga shumë futbolldashës. Madje ai sapo ka marrë një urim edhe nga ish-skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach.

“Një urim i madh për lindjen e fëmijës së dytë Granit Xhaka”, shkruhet në postimin e klubit gjerman.

Kujtojmë që lojtari i Arsenalit së bashku me gruan e tij, Leonitën kanë dy vajza./IndeksOnline/