75 Mall Live Search
09:53 / E Diele, 25 Prill 2021 / OSH

Ministri Liburn Aliu voton në Tiranë

Ministri i Infrastrukturës, Libur Aliu ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Shqipëri.

Ai së bashku me familjen e tij kanë votuar në qytetin e Tiranës, transmeton Indeksonline.

“Bashkë me Lumen dhe Eneun, votuam sot në Tiranë për zgjedhjet nacionale. Një ditë e bukur me diell, krejt tjetër nga dita e djeshme”, ka shkruar Liburn Aliu.

Sot në Shqipëri janë duke u zhvilluar zgjedhjet nacionale. Përveç Liburn Aliut, në Shqipëri ka votuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje kandidon me 3 kandidatë për deputetë në këto zgjedhje./Indeksonline/