75 Mall Live Search
12:00 / E Diele, 25 Prill 2021 / Blerim

Perez: Klubet nuk mund të largohen nga Superliga, ky projekt do të vazhdojë!

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka dhënë një deklarata të fortë në lidhje me largimin e klubeve nga Superliga Evropiane.

Pasi presindeti i UEFA-s, Aleksander Ceferin tha se do t’i dënojë të gjitha klubet që u bën pjesë e Superligës Evropiane, Perez i është kundërpërgjigjur atij, shkruan IndeksOnline

I pari i Realit tha se kjo ligë do të bëhet dhe se ato klube që u larguan do t’i bashkohen përsëri Superligës Evropiane.

“Unë nuk kam nevojë të shpjegoj se çfarë është një kontratë e detyrueshme por në mënyrë efektive, klubet nuk mund të largohen. Disa prej tyre, për shkak të presionit, kanë thënë se do të largohen. Por ky projekt, ose një shumë i ngjashëm, do të realizohet dhe unë shpresoj shumë shpejt”, tha Perez.