75 Mall Live Search
20:05 / E Diele, 25 Prill 2021 / AR

Varroset Bashkim Brahimaj, i cili u vra dje nga djali i axhës në Pejë!

Është varrosur sot Bashkim Brahimaj i cili u vra mesditën e djeshme në fshatin Novosellë të Pejës.

Bashkimi u vra dje nga djali i axhës së tij, Faton Brahimaj, për shkak të një prone, më saktësisht për një rrethojë, shkruan Indeksonline.

Ai u qëllua për vdekje me armë AK-47, në sy të familjarëve të tjerë.

I dyshuari Faton Brahimaj është në arrati dhe organet kompetente po bëjnë përpjekje ta arrestojnë.

Dje Policia ka bastisur shtëpinë e tij me ç’rast i janë gjetur armë të ndryshme, duke mos përjashtuar këtu edhe një gulinov./Indeksonline/