“Ngjiten” udhëtarët në autobusin urban

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat anti-Covid thotë që transporti publik duhet të punojë me 50 për qind të kapaciteve.
Por, në autobusin numër 3 të Trafikut Urban vërhet qartë kjo shkelje e vendimit.
Në disa fotografi që ka siguruar Indeksonline shihet që ai autobus është i stërmbushur me udhëtarë, të cilët janë pothuajse të ngjitur me njëri-tjetrin.


Shkelje të tilla hasen pothuajse çdo ditë nëpër tërë vendin, jo vetëm në Prishtinë.
