75 Mall Live Search
23:09 / E Diele, 25 Prill 2021 / C E

Bilbao “gjunjëzon” Atleticon, Barcelona “fërkon” duart

Atletico Madrid është mundur 2-1 nga Athletic Bilbao-s në javën e 32-të të La Liga-s.

Berenguer (8′) dhe Martinez (86′) kanë shënuar për vendasit, ndërsa Savic (77′) ka barazuar përkohësisht për miqtë.

Madrilenët mbeten në vendin e parë me 73 pikë, dy më shumë se Real Madrid dhe Barcelona, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Katalanasit do të kenë mundësinë ta marrin kreun e La Liga-s të enjten në ndeshjen kundër Granada-s.