75 Mall Live Search
23:58 / E Diele, 25 Prill 2021 / C E

Skuadra modeste eliminon Rangersin e Gerrardit nga Kupa, portieri heroi i ndeshjes

Magjia e futbollit zbriti sot në fushë në Ibrox Stadium të Gllasgout, sepse St Johnstone rrëzoi kampionët e Premier League skocez, Rangersin nga Kupa në llotarinë e penalltive.

Heroi quhet Zander Clark dhe është portieri i ekipit mik që përveç shënoi golin e barazimit 1-1 në kohën shtesë dhe kur arbitri po përgatitej për fundin e takimit me kualikimin e ekipit të Gerrard (kishin shënuar në minutën e 116 me Tavernier).

 Por, portieri nuk u ndal me atë gol në minutën e 122-të, por priti edhe dy penallti vendimtare.

St Johnstone do të zbulojë kundërshtarët e tyre gjysmëfinale – me Hibernian ose Dundee United – në shortin e së hënës.