75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 26 Prill 2021 / OSH

Abrashi, deputetëve: Distancohuni nga linçimet ndaj grave në politikë

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, para deputetëve të Kuvendit është shprehur i revoltuar, për gjuhën fyese që është përdor ndaj presidentes Vjosa Osmani si dhe ndaj deputetes Adelina Grainca.

“Sulmet e egra ndaj VV-së bëni sa të doni dhe nuk na bëjnë përshtypje, por largohuni dhe distancohun nga qasjet e tilla dhe të rrezikshme”, tha Abrashi.

“Në seancën e votimit të presidentes dhe falë vendosmërisë së grave që refuzuan të jenë pjesë e skenarëve bllokues. Por çfarë ndodhi më pas filloj sulmi dhe linçimi ndaj grave deputete dhe fillimisht ndaj presidentes është përdor gjuhë e ulët dhe pastaj deputetëve Grainca është shkruar gjuhë fyese”, u shpreh ai.

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e radhës ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë dhe sigurimin e vaksinës anti-Covid.