75 Mall Live Search
12:00 / E Hënë, 26 Prill 2021 / Blerim

Zidane: Kroos gati, Mendy jo!

Nesër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Realit dhe Chelseas, duel ky në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.

Zidane po përballet me mungesa për këtë ndeshje, e sidomos me mbrojtje ku nuk do të jetë, Sergio Ramos, shkruan IndeksOnline

Përveç Ramosit në ndeshjen ndaj Chelseas nuk do të jetë Mendy, kurse Kroos është i gatshme, tregoi Zidane.

“Kroos po ndihet mirë dhe do të jetë me ne nesër. Mendy është jashtë”, tha tekniku, Zidane.