Jose Mourinho, trajneri i vetëm që e ka mposhtur Guardiolan në një ndeshje finale

Fitorja e Manchester Cityt në finale të “Carabao Cup”, do të thotë se trajneri Pep Guardiola ka fituar 14 nga 15 finale që ka qenë pjesë si trajner.
Por, kush është trajneri i vetëm që e ka mposhtur Guardiolan në një ndeshje finale?
Trajneri i vetëm që ka arritur të shënoj fitore kundër Pep Guardiolas në finale është pikërisht ish-trajneri i Tottenham, Jose Mourinho.
“The Special One” u shkarkua 1 javë para finales së “Carabao Cup”. Mourinho arriti ta mposhtë Guardiolan në finalen e Kupës së Mbretit në vitin 2011.
Atë kohë portugezi ishte trajneri i Real Madridit, kurse Guardiola i Barcelonës./Indeksonline/