Xherdan Shaqiri kërkon të largohet nga Liverpooli

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri dëshiron largimin nga skuadra e Liverpool.
Sipas “Football Insider”, Shaqiri i ka kërkuar agjentit të tij që dëshiron të largohet në merkaton verore, transmeton Indeksonline.
Dy skuadrat që po e monitorojnë situatën e futbollistit shqiptar janë Lazio dhe Roma.
Serie A mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Xherdan Shaqirit./Indeksonline/