75 Mall Live Search
21:15 / E Hënë, 26 Prill 2021 / OSH

Tifozët po rikthehen, ja sa do të jenë të pranishëm në finalen e “FA Cup”

Mungesa e tifozëve në stadiume po është evidente, por masat kundër koronavirusit nuk lejojnë që tribunat të jenë të mbushura.

Megjithatë, duket se tribunat dal ngadalë po mbushen me tifozë, transmeton Indeksonline.

21 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në finalen e “FA Cup” me 15 maj.

Në këtë finale do të luajnë Chelsea dhe Leicester. Tifozët ishin të pranishëm edhe në finalen e “Carabao Cup” mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit./Indeksonline/