Dallas mposhtet, por Doncic vazhdon me paraqitje fantastike në NBA

Skuadra e Dallas Mavericks është mposhtur 113-106 nga Sacramento Kings.
Edhe pse Dallas u mposht, basketbollisti më i mirë në këtë mbrëmje ishte Luka Doncic, shkruan IndeksOnline
Slloveni realizoi 24 pikë, bëri 7 kërcime dhe 8 asistime.
Te skuadra fituese, më i miri në fushë ishte Holmes me 24 pikë dhe 6 kërcime.
Fitore në këtë raund ka shënuar skuadra e Los Angeles Lakers, të cilët mposhten 114-104 ekipin e Orlando Magic.
Gjithashtu fitore ‘korri’ edhe Toronto Raptors të cilët mposhten me rezultat 112-96 ekipin e Cleveland Cavaliers./IndeksOnline/