Një burrë nga Prishtina njofton policinë: Gruaja ime ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më…

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një person të humbur në Prishtinë.
Një person është ankuar në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, shkruan IndeksOnline.
“PERSON I HUMBUR
Lagjja Dardani, Prishtinë 25.04.2021 – 15:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/