75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 27 Prill 2021 / Blerim

E zyrtarizon RB Leipzig/ Nagelsmann largohet në fund të sezonit dhe emërohet trajner i Bayernit

Trajneri, Julian Nagelsmann do të largohet nga RB Leipzig në fund të këtij sezoni 2020/21.

Julian Nagelsmann do të emërohet trajneri më i ri i FC Bayern Munchen, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Bundesligas përmes rrjeteve sociale.

“33-vjeçari do të jetë trajneri i ri i FC Bayern Munchen nga 1 korrik 2021”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Trajneri i RB Leipzig do të firmos kontratë pesë-vjeçare me kampionin e Bundesligas me një vlerë prej 25 milionë eurove (përfshi bonuset).

33-vjeçari do ta zë vendin e Hansi Flick, i cili do të largohet nga ‘Allianz Arena’ në fund të këtij sezoni.

Kujtojmë që Nagelsmann karrierën për trajner e nisi te skuadra gjermane, Hoffenheim./IndeksOnline/