Tre trajnerë potencial për ta zënë vendin e Challandesit sipas Milaim Ramës

Milaim Rama mendon se Kombëtarja e Kosovës në futboll duhet të emëroj trajner shqiptar.
Trajneri, Bernard Challandes pritet të largohet nga ‘Dardanët’ në fund të këtij viti, shkruan IndeksOnline
Por, ish-futbollisti i parë shqiptar në Kombëtaren e Zvicrës, Milaim Rama thotë se Challandes është dashur të largohet menjëherë pas humbjes kundër Maqedonisë se Veriut.
Në një intervistë për IndeksOnline, ish-lojtari i FC Thun, tregon tre kandidatë potencial për ta zënë vendin e trajnerit zviceran.

“Ne kemi emra të njohur të trajnerëve, doja t’i cek emrat, si: Besnik Hasin, Ardian Koznikun e Kujtim Shala. Nuk do të thotë që veç trajnerët e huaj janë të mirë. Unë uroj që trajneri i ri që do vijë ta njoh pak ma shumë mentalitetin tonë shqiptar dhe të vijë me ideja të reja sepse Kombëtarja e Kosovës ka kualitet të lartë të futbollistëve”, ka thënë ish-lojtari i FC Thun.

Intervista e plotë:
/IndeksOnline/