Mbyllet pjesa e parë mes Feronikelit dhe Arbërisë

Ka përfunduar pjesa e parë mes Feronikelit dhe Arbërisë e vlefshme për xhiron e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
45 minutat e parë të zhvilluara në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ u mbyllen me rezultat të barabartë 0 me 0, shkruan IndeksOnline
Të dyja skuadrat patën rastet për shënim, por mungoi goli.
Gjendja e skuadrave në tabelë me rezultatin 0 me 0: Feronikeli në vendin e gjashtë me 36 pikë, kurse Arbëria në vendin e 9-të me 31 pikë./IndeksOnline/
