75 Mall Live Search
17:40 / E Martë, 27 Prill 2021 / OSH

Ja si ndahen 5 mandatet e demokratëve në Korçë

Pas numërimit të 427 qendrave të votimit në Korçë ku Partia Demokratike arriti të marrë 5 mandate dhe socialistët siguruan gjashtë, ka nisur numërimi edhe i votave nominale të kandidatëve.

Demokratët prijnë me  Marjeta Halili, e cila ka marrë 1710 vota dhe është e gjashta në listë. Pas saj, vjen  Bledjon Nallbati, i cili renditet i treti në listë ka marrë 1670  deri tani. Por duhet të theksojmë se aktualisht janë duke u numëruar kutitë e zonës së Devollit, ku Nallbati ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë.

Për nga numri i votave, i treti rendit drejtuesi politik i demokratëve Edmond Spaho, që ka siguruar aktualisht 687 vota. Në të dhënat e publikuara nga KQZ, deri më tani janë numëruar 61 qendra votimi nga 427 në total.