75 Mall Live Search
19:34 / E Martë, 27 Prill 2021 / Blerim

Ja ekspozonte një personi tjetër një armë, reagon policia e arreston të dyshuarin në Mitrovicë

Sekuestrimi i armës  është realizuar sot rreth orës 14:25 në rrugën “Rozafa” në Mitrovicën e jugut,  në kohën kurë  zyrtarët policorë  për një çast kanë vërejtur se personi i dyshuar po  ekspozonte armën në drejtim të një personi tjetër.

“Zyrtarët policor mbi parimin e vlerësimit për ndërhyrje të shpejtë e profesionale, me qëllim të parandalimit  dhe mos  përshkallëzimit të situatës, kanë arritur që ta vënë  nën  kontroll dhe  të arrestojnë personin e  dyshuar nga i cili është sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë” me dy fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

Policia ka theksuar se lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A. H., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari  është ë  liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale  “Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.