Aksident në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, lëndohen tre persona

Para pak minutave në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë ka ndodhur një aksident në komunikacion.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa jenë lënduar tre persona, shkruan Indeksonline.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 23:00 në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënsja Ahmeti./Indeksonline/