75 Mall Live Search
11:31 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / OSH

Arrestohet shantazhuesi kosovar, e kërcënonte një femër me publikim të pamjeve intime

Një person është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Prishtinë.

Policia kishte informacione se ky person po e shantazhonte një femër kosovare të cilën e kishte incizuar dhe publikuar fotot dhe video-incizimet me qëllim të përfitimit material duke i kërkuar para.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/