Vetura godet një të mitur në Pejë, dërgohet në QKUK për trajtim

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, në Pejë.
Një person është arrestuar pasi me veturë kishte goditur një të mitur, shkruan IndeksOnline.
“Pejë 27.04.2021 – 17:00. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë kishte goditur këmbësorin mashkull kosovar (i mitur). Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia./IndeksOnline/