Reagon Llapi: Nuk e dimë a jemi në Suharekë a në Serbi

Llapi është ankuar në mikpritjen e Ballkanit në ndeshjen që po zhvillohet aktualisht në Suharekë.
Pas pjesës së parë që u mbyllë me epërsinë minimale të Ballkanit, Llapi ka reaguar në Facebook me akuzë të rëndë.
“Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo në Serbi! Kjo është turpi i vitit 2021, turpi i futbollit!” shkruan Llapi.
“Sulmohen zyrtarët dhe futbollistët e Llapit, ka presion të vazhdueshëm nga shikuesit jashtë stadiumit që kalojnë mbi 300 të pranishëm!”
/Indeksonline/