75 Mall Live Search
17:31 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / Blerim

Vjen reagimi i radhës nga Llapi: Ky është turpi i futbollit!

Skuadra e Llapit ka reaguar përsëri përmes rrjeteve sociale për ndeshjen kundër Ballkanit.

Takimi i luajtur në Suharekë u mbyll para pak çastesh me rezultat minimal 1 me 0, shkruan IndeksOnline

Në minutat e fundit Llapi aludoi për një penallti, por gjyqtari i ndeshjes mendoi ndryshe dhe nuk e akordoi.

Duke u bazuar në këtë rast, klubi i Llapit përmes rrjeteve sociale ka bërë një reagim.

“Turpi ndryshe nuk është, ky është skandal”, ka shkruar Llapi në rrjetet sociale.

Kujtojmë që golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi, Blendi Baftiu./IndeksOnline/