Pa Jamesin vazhdojnë të kenë probleme, Lakers pëson humbje

Skuadra e Los Angeles Lakers ka pësuar disfatë kundër Washington Wizards me rezultat 116-107.
Lakers vazhdojnë të luajnë pa basketbollistin më të mirë, LeBron James, shkruan IndeksOnline
Në këtë takim më i miri në fushë ishte Beal me 27 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime.
Te ekipi i Lakers më i dalluari ishte Davis me 26 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime.
Rezultate pozitive po vazhdon të ketë ekipi i Utah Jazz, të cilët deklasuan Sacramento Kings me rezultat 154-105./IndeksOnline/