Donika Kadaj, e quan kriminel gjyqtarin e Gjykatës Themelore, pasi dënoi me 21 vjet aktivistet e VV-së
Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj, ka shprehur hidhërimin e saj në lidhje me dënimin e shqiptuar nga gjykata për katër aktivistes e kësaj partie të dyshuar për sulm ndaj kuvendit.
Ajo me anë të një statusi në facebook ka shkruar se gjykimi ishte me motive politike duke i quajtur gjyqtarët kriminel.
Postimi i saj i plotë në facebook:
Po si mendoni se vendimet e një gjykate të kapur nga klika e kriminalizuar mund të të gjykojnë?
Që këta kriminelë pushteti mund të të dënojnë?
Jo pra. Që të gjykosh duhet të kesh mendje e nder. Krimineli nuk e ka asnjërën. Mendjen e ka të korruptuar e nderin të ç’ndërgjegjësuar.
Jo pra. Që të dënosh duhet të kesh legjitimitet e paanshmëri. Krimineli nuk e ka asnjërën. Në vend të legjitimiteti ka dhunën, e në vend të paanshmërisë ka kapjen.
Kjo gjyqësi e kapur nga klika e krimit vetëm mund të të përndjekin e dhunojnë.
A nuk janë këto lavdata? A nuk janë këto shenja se u ke zënë rrugën? A nuk është zënia e rrugës krimit sukses në luftën për drejtësi e barazi? A nuk është pikërisht kjo dëshmia që je në rrugë të drejtë? A nuk të bën kjo krenar?
#Astrit #Adea #Atdhe #Frashër #Egzon