Zero siguri, punëtorët e ndërtimtarisë duke punuar nga “pozicioni i zogut” në Prishtinë

Punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë vazhdojnë të përballen me kushte minimale të punës. Siguria është një nga problemet kyqe të tyre.
Dy video të ndryshme nga punimet e dy objekteve banesore në Prishtinë, tregojnë nivelin e lartë të rrezikshmërisë që punëtorët e ndërtimtarisë përballen në çdo ditë pune.
Në lartësi të mëdha, me asnjë mjet mbrojtës, dhe në pozicionin e zogut, shihet se si punëtorët rrezikojnë seriozisht jetën e tyre në dy objekte të ndryshme.
Fatkeqësisht, ka patur raste kur punëtorët e kësaj kategorie kanë përfunduar tragjikisht në vendin e punës, apo edhe kanë pësuar lëndime të rënda./Indeksonline/