Behgjet Pacolli i shtron iftar këshilltarit kryesor të Erdoganit

Kryetari i AKR-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur për një iftar në shtëpinë e tij, Këshilltarin kryesor të Presidentit të Turqisë, Sabri Demiri dhe djalin e tij Medinin.
Pacolli ka thënë se i ftuari i tij është meritor për raportet e mira në mes të Turqisë dhe Kosovës.
“Sabriu është meritor për arritjet të rëndësishme në marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë dhe ruajtjen e tyre. Në iftar ishte edhe Arbër Hajdari nga fondacioni bamirës “Fundjavë Ndryshe” dhe disa nga miqtë e mi të cilët i falënderoj për vizitën”, ka shkruar Pacolli në Facebook.