75 Mall Live Search
14:46 / E Enjte, 29 Prill 2021 / Blerim

Formacioni i javës në UEFA Champions League

UEFA ka publikuar formacionin e javës në Ligën e Kampionëve.

Këtë javë u zhvilluan dy ndeshje gjysmëfinale. Chelsea barazoi 1 me 1 me Real Madridin, kurse Manchester City mposhti 2 me 1 skuadrën nga Parisi, PSG, shkruan IndeksOnline

Në formacionin e publikuar në rrjetet sociale nga UEFA, shihen pesë lojtarë të Manchester Cityt, dy lojtarë të Real Madridit, dy lojtarë të Chelseat dhe dy lojtarë të PSG-së.

Në këtë formacion mungon N’Golo Kante, ai që fitoi çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’.

Kujtojmë që ndeshjet e kthimit zhvillohen javën e ardhshme./IndeksOnline/