Batatina: Atyre që i dhemb suksesi ynë, le të mbajnë hapa qetësimi!

Skuadra e Llapit tashmë ka siguruar plasmanin në finalen e Kupës së Kosovës.
Djelmoshat e trajnerit, Tahir Batatina do të takohen në finale me Dukagjinin me datën 12 maj, shkruan IndeksOnline
Para kësaj ndeshje, Batatina ka lëshuar një deklaratë interesante, ku shkruan se atyre që u dhemb suksesi i Llapit të marrin hapa qetësues.
Ai gjithashtu thotë se stafi, tifozët dhe gjithë Podujeva janë të pathyeshëm.