Metzelder nuk u dënua, bashkëkombësi i tij reagon/ Podolski: Kjo është e neveritshme!

Vendimi i gjykatës për ish-bashkëlojtarin e kombëtares Christoph Metzelder ka qenë i pakuptueshëm për kampionin e botës, Lukas Podolski.
Dhjetë muaj provë, dhe rezultati ishte: JO burg. Të enjtën ish-lojtari i Real Madridit, nuk u dënua nga gjykata në Dyseldorf. Ai ishte i akuzuar për shpërndarjen e disa videove pornografike të fëmijëve. Por, ai largohet nga gjykata si njeri i lirë.
Lukas Podolski, ish-lojtari i Arsenalit ka reaguar për këtë vendim. Ai thotë se është e neveritshme se si Metzelder është larguar i lirë.
“Nuk ka kuptim. Çështja këtu nuk është kundër autorit, por është diçka në përgjithësi e që duhet të dënohet ashpër”, ka thënë Podolski për bild.de
35-vjeçari dhe Metzelder dikur luajtën së bashku për ekipin kombëtar gjerman. Në vitin 2006 ata dolën të tretit në Kupën e Botës, kurse në vitin 2008 si nënkampion në Kampionatin Europian./IndeksOnline/