Chisora si fëmijë: Më lini të dal në ring i dyti ose largohem nga meçi

Derek Chisora gjatë ditës së nesërme do të rrahet me boksierin, Joseph Parker.
Boksieri britanik ka humbur në hedhjen e monedhës dhe pritet që gjatë natës së nesërme të dal në ring i pari, shkruan IndeksOnline
Megjithatë, Chisora ka ‘kërcënuar’ të gjithë duke thënë që nëse nuk lejohet të dal i dyti në ring, do të shkoj në shtëpi dhe do ta anuloj meçin.
“Ne po debatojmë dhe ata po bëjnë një hedhje monedhe. Ose unë dal i dyti në ring, ose shkoj në shtëpi”, ka thënë Chisora.
Sot Chisora dhe Parker kryen matjet zyrtare para meçit të nesërme në Manchester Arena./IndeksOnline/