Selena Gomez fushatë për të rinjtë me probleme të shëndetit mendor, flet për veten e saj

Këngëtarja Selena Gomez, nëpërmjet një inciative që ka marrë, ka vendosur që të ndihmojë të rinjtë që vuajnë nga probleme tw shëndetit mendor.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Gomez shkruan se dikur është përballur me po të njëjtën gjë, dhe kjo është një nga arsyet se pse do të jetë pranë të rinjëve.
“Kjo fushatë është shumë afër zemrës sime, për shkak të problemeve të mia me shëndetin mendor. Unë e di vetë shumë mirë se sa e frikshme është që të përballesh me ankthin dhe depresionin vetëm në një moshë të re. Nëse do të kisha mësuar më shumë për shëndetin mendor që në fillim, nëse do të më kishin mësuar në shkollë për kushtet e mia njësoj siç më mësonin për lëndët e tjera, rrugëtimi im do të kishte qenë shumë më ndryshe.
Ajo ka shpjeguar se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik, teksa u ka drejtuar edhe një mesazh “kujtdo që dëmton veten tani”.
“Bota duhet ta dijë se shëndeti mendor ka shumë rëndësi. Është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik dhe do të doja që të gjithë të ishim të vetëdijshëm për këtë gjë, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Për të gjithë ata që ndjehen keq, shpresoj që ta dini se nuk jeni vetëm. Mbështetja dhe edukimi për shëndetin mendor më ka ndryshuar jetën dhe mund të ndryshojë edhe të tuajën.”