Komuna e Lipjanit vazhdon mirëmbajtjen dhe pastrimin e varrezave në të gjitha vendbanimet e qytetit

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti përmes një postim ka lajmëruar që po vazhdon me pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të varrezave në të gjitha vendbanimet e komunës.
Ai tha se ditët në vazhdim do të punohet në pastrimin e varrezave edhe në fshatrat e tjera, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:
Po vazhdon puna në pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të varrezave në të gjitha venbanimet e Komunës së Lipjanit, ditëve në vazhdim do të punohet në pastrimin e varrezave edhe në fshatrat e tjera.
Ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të projektit për mirëmbajtjen e varrezave, shtatoreve dhe lapidarëve në tërë territorin e Komunës së Lipjanit.
