75 Mall Live Search
09:05 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / OSH

Arrestohen 10 persona në Ferizaj, u kapën duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës që në mesnatën e së premtes të arrestoj 10 persona në rrugën “Agim Matoshi”, Ferizaj.

Ata u kapën duke luajtur bixhoz, që është e ndaluar me ligj, transmeton Indeksonline.

Si dëshmi materiale janë gjetur dhe konfiskuar një numër i konsiderueshëm i qipave (zhetonë) që përdoren për lojën e bixhozit. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/