Në kulmin e pandemisë, shfaqet sëmundja tjetër në zemër të SHBA-ve

Përgjatë viteve 2016-2018 një numër i madh diplomatësh amerikanë dhe kanadezë në Havana të Kubës patën disa simptoma të çuditshme, të cilat ngritën alarmin në Departamentin e Shtetit.
Simptomat i quajtën “Sindroma e Havanas”, teksa të prekurit kishin humbje të ekuilibrit, errësim të shikimit, plogësisht, etj.
Nga kjo sindromë u prekën 40 diplomatë dhe familjarë të tyre atëhere, ndërsa në Washington është shfaqur sërish e njëjta sëmundje. Mediat amerikane raportojnë se deri më tani janë konstatuar tre raste me simptoma të ngjashme.
Gjithçka ndodh teksa vijon pandemia e koronavirusit duke dhënë një tjetër alarm në SHBA dhe më gjerë.