RB Salzburg fiton Kupën e Austrisë, në finale shënon edhe Mergim Berisha

Skuadra e RB Salzburg ka fituar Kupën e Austrisë ‘OFB Cup’.
Klubi i menaxhuar nga trajneri amerikan, Marsch shënoi fitore 3 me 0 kundër LASK Linz, shkruan IndeksOnline
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi kosovar që luan te Gjermania, Mergim Berisha.

Dy golat tjerë për kampionin aktual të Austrisë, i shënuan: Mwepu dhe Aaronson.
Kujtojmë që në këtë ndeshje mungoi kosovari tjetër, Albert Vallci për shkak të një lëndimi./IndeksOnline/
