75 Mall Live Search
23:38 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

A ka gjasa që Mbappe të luaj kundër Manchester Cityt? Flet Pochettino

Kylian Mbappe mungoi sonte në ndeshjen e Paris Saint – Germain në Ligue 1 kundër Lens.

Sulmuesi francez është i lënduar dhe mungoi gjatë ndeshjes sonte, por a do të jetë i gatshëm kundër Manchester Cityt të martën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të UEFA Champions League?

Për këtë ka folur trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino:

“Jam optimist. Ne mendojmë që ai do të jetë aty. Ne do të shohim se si do të shkojnë gjërat nesër. Ne do të vendosim para ndeshjes për situatën e tij”, ka thënë Pochettino

Kujtojmë që ndeshjen e parë PSG-ja e kishte humbur me rezultat 1-2. Kurse të martën e zhvillojnë ndeshjen e dytë në ‘Etihad’./IndekOnline/