75 Mall Live Search
09:19 / E Diele, 02 Maj 2021 / Blerim

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll është gati për të treguar vetën ndaj Suedisë

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll sot do të përballet me Suedinë.

Me humbjen ndaj Malit të Zi, Kombëtarja jonë kërkon të rikthehet të fitoret, por para vetit ka një kundërshtar të papërshtatshëm, shkruan IndeksOnline

Suedia udhëheq në grup me 10 pikë nga 5 ndeshje. Mali i Zi është i dyti me 4 pikë, ndërsa vendet tre e katër janë për Rumaninë e Kosovën me nga 3 pikë. Matematikisht ende kemi gjasa për kualifikim, por Suedia është niveli më i lartë i mundshëm botëror.

Kosova zhvilloi seancën e fundit stërvitore në qytetin Alingsas para ndeshjes me Suedinë që do të zhvillohet sot.

Orari i ndeshjes, Suedi – Kosovë: Ora 18:00.