75 Mall Live Search
08:36 / E Hënë, 03 Maj 2021 / Blerim

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll përfundon aventurën për ‘EURO22’

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll e ka mbyllur fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2022.

‘Dardanët’ u mposhtën nga Suedia me rezultatin final në 36-16, shkruan IndeksOnline

Kosova e mbylli Grupin 8 në vendin e fundit me vetëm tri pik.

Gjatë këtij cikli, Kosova do të mbahet në mend për fitoren e parë historike në udhëtim kundër Rumanisë, ndaj të cilës nxori edhe barazim në Prishtinë.